Mario Baloteli rikthehet protagonist, pavarërisht se shumë mendojnë se ai nuk ka çfarë i jep futbollit. Sulmuesi italian ka arritur të lërë përsëri gjurmë si në kohët e tij të arta.
Në ndeshjen ku skuadra e tij Adana Demirspor është mposhtur në Stamboll me rezultatin 3-2 ndaj Gallatasarajit, Baloteli ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 67′.
Një goditje perfekte në afërsi të trekëndëshit ku portieri Muslera nuk bëri dot asgjë për ta kapur atë top.
Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit 31-vjeçari italian, i cili në 30 ndeshje me fanellën e skuadrës turke, Adana Demirspor ka dhuruar dhe 4 asiste në kampionat.