Presidenti i UEFA-s zbulon mesazhet me Mourinhon: Aq shumë zemra nuk m’i kanë nisur as femrat

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.05.2022, 07:55

Duket se Jose Mourinho e ka marrë me qejf të madh finalen e 25 majit në Conference League, e cila do luhet në Tiranë. Roma e Mourinhos është finaliste dhe do përballet me Feynordin. Tekniku portugez është shfaqur i entuziasmuar për këtë duel.

Dhe për të kuptuar entuziazmin e portugezit, mjafton të dëgjosh fjalët e Aleksander Çeferin. Presidenti i UEFA-s ka dhënë një intervistë për 24ur.com ku ka treguar pikërisht një shkëmbim mesazhesh me teknikun portugez të Romës.

Çeferin me humor tha:

Kishte aq shumë skeptikë për Ligën e Konferencës. Unë mora një SMS nga Mourinho pasi u kualifikua dhe ai ishte shumë i emocionuar. Aq shumë zemra nuk m’i kanë nisur as femrat”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit