“Paketë” e Juventusit, bardhezinjtë synojnë 3 goditje të mëdha në merkato

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.05.2022, 19:26

Juventusi po mendon për një mini-revolucion në këtë merkato vere që pritet të hapet në 1 qershor. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Allegri ka larguar nga ekipi Chiellinin dhe Dybalan, ndërsa po mendon të sjellë në skuadër 3 lojtarë të rinj, mjaft të njohur.

I pari është Pol Pogba, i cili mund të quhet një rikthim. Francezit i mbaron kontrata me United dhe flitet se ka një akord me Juventusin.

I dyti është Angel Di Maria, i cili këtë sezon nuk ka dhënë aq sa pritej dhe mendon të largohet nga PSG. Gjithashtu dhe ai e pëlqen idenë të luajë në Itali me Juventusin.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Ivan Perisiç. Padyshim, një nga lojtarët më të mirë këtë sezon te Interi, për të mos thënë më i miri.

Kroati ka treguar vlerat e tij, jo vetëm në mesfushë, por dhe në mbrojtje e në sulm. Kontrata me Interin skadon dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë duke provuar një aventurë të re. Përflitet se pëlqen të qëndrojë në Itali dhe të firmosë me Juven.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit