Marash Kumbulla italianëve: Kryeministri ynë dashuron Mourinhon

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.05.2022, 16:47

Në Tiranë, më 25 maj do të luhet finalja e Conference League, Roma-Feynord. Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet te skuadra italiane e Romës, Marash Kumbulla, ka folur në një intervistë për “Corriere dello Sport”, lidhur me eventin prestigjoz që do zhvillohet në stadiumin kombëtar "Air Albania". Në fjalën e tij, Kumbulla zbuloi se pavarësisht se kryeministri Rama është një tifoz i Juventusit, ai dashuron Jose Mourinhon.

Kumbulla tha:

E them seriozisht, nuk më pritet deri sa të vij dita e finales. Që në momentin që mësova se finalja do të luhej në Tiranë ai ishte objektivi im i sezonit për ta arritur. Për mua që kam lindur në Itali nga një familje shqiptare është çështje fati ta luaj këtë finale, për fat ëndrrat realizohen. Do të jetë në ëndrrën tonë ta realizojmë këtë ëndërr duke mundur Feynordin, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë.
Për shqiptarët kjo finale është një mundësi fantastike, e di që do ta shfrytëzojnë dhe do të tregojnë një mikpritje ekzemplare. Me italianët e kanë ndërtuar tashmë një marrëdhënie solide. Në tiranë përveç tifozëve që do të mbështesin Fejnordin do të kemi dhe një pjesë të mirë të publikut shqiptar që do të mbështesin Romën. Ta mendosh që edhe vetë kryeministri jonë e dashuron Murinhon."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit