Tragjike, boksieri bie pa ndienja në ring dhe ndërron jetë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.05.2022, 14:10

Një tragjedi ka tronditur së fundmi botën e sportit. Boksieri turk, Musa Askan Yamak, ka humbur jetën pasi u rrëzua në ring gjatë një sfide të luajtur në fundjavë në Mynih.

36-vjeçari i cili ishte i pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, pësoi atak në zemër në raundin e tretë, duke mos mbijetuar dot.

Në duelin e zhvilluar kundër Hamza Wandera, turku nuk ia doli të zhvillojë raundin e tretë duke u rrëzuar në tokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor dhe dërgimi me urgjencë në spital nuk e kanë risjellë në jetë 36-vjeçarin.

Yamak u bë kampion i Evropës dhe Azisë në peshën e lehtë dhe të rëndë në Federatën Botërore të Boksit (WBF) dhe Unioni Global i Boksit (GBU).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit