Real Madridi “grurë’ me arbitrat, momenti kur Kasemiro godet me shpullë gjyqtarin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.05.2022, 20:19

Real Madridi është akuzuar historikisht në Spanjë si një nga ekipet që favorizohet më së shumti nga arbitrat.

Për ta përforcuar më shumë këtë thashethem, është publikuar në rrjetet sociale një video që tregon një episod të pazakontë.

Në tunelin e stadiumit shihet mesfushori i Realit, Kasemiro duke takuar gjyqtarët, me në krye Mateu Lahoz, atë që më pas do të ishte edhe gjyqtari i ndeshjes së djeshme ndaj Kadiz.

Në atë video, atmosfera duket shumë miqësore dhe mesfushori brazilian nuk ngurron të godasë lehtë me shpullë gjyqtarin e njohur ndërkombëtar, që reagon me shumë miqësi ndaj kësaj lloj sjellje.

Pamjet janë komentuar masivisht dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

VIDEO:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit