11 vite te Atletiko Madridi, Diego Simeone merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.05.2022, 16:14

Plot 11 vite ka kaluar deri tani Diego Pablo Simeone te skuadra e Atletiko Madridit duke e shndërruar këtë klub në një nga më të fortët në botë. Së fundmi, tekniku 52-vjeçar ka qenë një emër i përfolur në merkato, për një largim të mundshëm të tij nga klubi spanjoll.

Gjithsesi, duket se ai nuk ka ndërmend të largohet. Ka qenë vetë Simeone që ka zgjedhur që të flasë për këtë çështje, duke i vënë vulën njëherë e mirë fjalëve të merkatos.

Argjentinasi tha:

Nuk ka asgjë për të thënë, do të vazhdoj me Atletikon e Madridit!"

Simeone njihet sot për sot si një nga trajnerët më të mirë në botë. Emri i tij ka qenë shpesh i lidhur me klube të mëdha europiane si Manchester United, Juventus, PSG dhe klube të tjera. Ai njihet gjithashtu edhe për karakterin e tij të fortë dhe grintën e ashpër që e karakterizon./ JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit