Titulli vendoset javën e fundit, zbardhet axhenda e Interit dhe Milanit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.05.2022, 07:51

Fitorja ndaj Atalantës ndezi shpresat e skuadrës dhe tifozëve të Milanit se mund të festonin që mbrëmë titullin, meqë në darkë luante Interi në fushën e Kaljarit dhe çdo rezultat përveç suksesit, mund t'u dhuronte trofeun. Megjithatë, Interi nuk ua fali këtë kënaqësi dhe fitoi bindshëm 3-1, duke lënë llogaritë për javën e fundit.

Në datën 22 maj, ora 15:00, Interi dhe Milani zbresin në të njëjtën kohë në fushë në javën e fundit të kampionatit. Kuqezinjtë kryesues do të përballen me Sasuolon në transfertë, me ekipin vendas që ndodhet në mesin e tabelës pa objektiva në ndeshjen e fundit, ku për skuadrën e Piolit edhe barazimi do të mjaftonte për të siguruar fitoren e kampionatit. Nga ana tjetër, Interi pret në shtëpi Sampdorian dhe fitorja është detyrim, për të shpresuar më pas dhe te një humbje e Milanit./ JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit