Milani vendos një dorë te titulli, kuqezinjtë ia dalin dhe ndaj Atalantës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2022, 20:04

Milani është vetëm një pikë larg titullit kampion. Gjithçka varet nga rezultati që do marrë Interi sonte ndaj Kaljarit, pasi nëse Interi humbet ose barazon, Milani shpallet zyrtarisht kampion që sonte. Kuqezinjtë e Piolit, fituan sot 2-0 ndaj Atalantës.

Golat e Leaos dhe Theo Hernandezit i dhanë fitoren madhështore Milanit, në një "San Siro" të tejmbushur. Me fitoren e sotme, Milani shkon në kuotën e 83 pikëve, kur ka mbetur edhe një ndeshje për të luajtur. Do mjaftonte vetëm një pikë ndaj Sasuolos që "djalli" të shpallej kampion i Italisë. Gjithsesi, sytë tek ndeshja e Interit në mbrëmje dhe festa mund të nisë që sonte në rrugët e Milanos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit