Pavarësisht 33 viteve që mban mbi supe, Ivan Perisic është një nga lojtarët më në formë këtë sezon te skuadra e Interit. Anësori kroat ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi dhe drejtuesit zikaltër i kanë ofruar rinovimin. Kontrata e kroatit me Interin skadon në verë, por ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë atë.
Së fundmi La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Juventusi është duke monitoruar situatën e kroatit dhe po mendon t’i ofrojë një kontratë. "Zonja e Vjetër" është gati t’i ofrojë kontratë dy-vjeçare Perisicit me një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon. Në garë për shërbimet e Perisic përveç Interit e Juves janë edhe Manchester United, Chelsea dhe Arsenal, por atij i pëlqen qëndrimi në Itali dhe Juventusi duket opsion serioz.