Milani dhe Interi në fushë, sot mund të vendoset titulli në Serinë A

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2022, 08:50

Seria A mund të japë sot verdiktin përfundimtar sa i përket fitimit të titullit. Interi do të luajë sonte në Sardenja, aty ku në 20:45 e pret Kaljari në një ndeshje jetike për objektivat e të dyja ekipeve. Zikaltërve u duhet një fitore për të besuar te titulli deri në fund, ndërkohë që sardët luftojnë për mbijetesën.

Por, teksa fitorja është detyrim për Interin, e njëjta gjë vlen dhe për Milanin kryesues, që luan në orën 18:00 në San Siro ndaj Atalantës. Një fitore e Milanit dhe një ndalesë e Interit, mund të vendoste që sot titullin. Gjithses, asgjë nuk mund të parashikohet dhe do jetë fusha e lojës ajo që do e thotë djalën e fundit...

Renditja dhe dy javë nga fundi:

Milan 80 pikë

Inter 78 pikë

Napoli 73 pikë

Juventusi 69 pikë

...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit