Dëmtohet pak ditë para finales së Championsit, zbulohet gjendja e Mohamed Salah

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2022, 07:51

Panik te Liverpooli pak ditë para finales së Championsit. Sulmuesi kryesor i skuadrës së kuqe, Mohamed Salah është zëvendësuar për shkak të një dëmtimi në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Chelseat.

Egjiptiani u largua nga fusha mes lotësh në minutën e 33-të të takimit, i zëvendësuar nga Diego Jota. Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por nga deklarata e Jurgen Kloppit pas ndeshjes, lihet të kuptohet se egjiptiani nuk ka dëmtim serioz dhe se pritet të jetë i gatshëm në 28 maj në Paris.

Klopp tha:

Mendoj se Mo është pak më keq se Va Dijk, ai është në rregull. Ai e ndjeu pak shqetësim. Shpresoj se do të jenë mirë dhe besoj se do jenë gati. Ne e kemi skuadrën.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit