Tirana akoma pa ujë, Erion Veliaj: Do kontribuoj në rindërtimin e Ukrainës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.05.2022, 19:42

Erion Veliaj ka deklaruar gjatë një takimi me një zyrtare nga Ukraina se do të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës. Nuk dihet në fakt se përse Veliaj duhet të shkojë aq larg në një kohë që Tirana ka një mijë e një halle pa zgjidhur.

Këto halle përfshijë që nga rrugët me gropa e me baltë, që nga trafiku, ndotja, mungesa e parkimeve publike e deri tek autobusët e shërbimit publik që po bëjnë garë me njëri-tjetrin se kush përplaset i pari. Jo vetëm kaq por Tirana ende në vitin 2022 nuk ka akoma ujë të pijshëm 24 orë.

Në këtë kuptim, kur Tirana nuk ofron as shërbimet më thelbësore, është e habitshme se si kryetarit të Bashkisë i shkon mendja të tallet me kryeqytetasit duket deklaruar se do të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit