Djali grek vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës, fqinjët dëgjuan zënkat e tyre

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 17:31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Mësohet se një 78-vjeçare është vrarë nga djali i saj. Ky i fundit pasi ka kryer tragjedinë, i ka vënë flakën shtëpisë. Sipas mediave greke e moshuara është goditur dy herë me thikë në gjoks nga i biri.

Nuk dihet ende arsyeja se përse djali 48-vjeçar mori vendimin për të kryer këtë krim makabër, teksa ai është vënë në prangat e policisë greke pasi u nxor fillimisht nga zjarrfikësit nga banesa e tij që po shkrumbohej rreth orës 4 të mëngjesit.

Në dëshmitë e tyre, familjarë dhe miq të 78-vjeçares dhe fqinjëve të saj fqinje kanë deklaruar se në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar zëra dhe zënka dhe më pas gruaja ka bërë thirrje për ndihmë, teksa pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit