BOSS-i shqiptar i FOREX ka zhvatur MILIARDA, i vëllai është shef në Polici

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.05.2022, 13:38

Pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi me fakte dhe burime tentakulat e oktapodit të FOREX që operon në Shqipëri duke pastruar paratë me anë të kamuflimit si Call-Center.

Pas artikullit të parë demaskues të JOQ Albania, qytetarët vijojnë të dërgojnë informacione të brendshme mbi grupin kriminal dhe lidhjet e tyre për redaksinë.

“Koka” e tentakulave, italiani Alessandro Ungaro, e pas tij administratorët e aksionerët shqiptarë të bizneseve të tij të parave kriminale të FOREX, zbulon se ky grup kriminal i cili nuk është goditur ende nga drejtësia ka një armë të fortë në polici.

Burimi raporton se Artur Kullojka vëllai i shefit të Ungaros, Doris Kullojka, administratori i kompanisë “MOMUS” që zhvat shtetasit e huaj dhe i bind të investojnë në bursa, është shef rendi në komisariatin numër 4 në kryeqytet.

I njëjti burim garanton për JOQ Albania, se jo rastësisht Artur Kullojka është vënë në atë pozicion dhe grupi i FOREX i kanë krahët e paprekshme nga policia.

Këto tentakula që kanë mbështjellë fort dhe kanë ndihmuar në zhvlerësimin e lekut të pastër në vend me zhvatjet galopante që u kanë bërë të huajve, kanë llogari të mbushura full me para të pisëta, SPAK i duhet thjesht të nisë hetimet për të hedhur dritë e për të zbuluar një ndër skemat më të mëdha të implementuara në vend të parave me aktivitet kriminal të jashtëligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit