Grabitën bizhuteri me vlerë 20 mijë euro, shkatërrohet grupi i hajdutëve shqiptarë në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 13:04

Autoritetet në Itali kanë dënuar me burg 5 shqiptarë të akuzuar për vjedhje të shumta në Itali. Bëhet e ditur se nga ky grup i përberë nga shtetas me origjinë nga Shqipëria, 4 janë arrestuar kurse një është ende në kërkim. Pjesëtarët e grupit janë të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, janë të akuzuar për 5 vjedhje banesash në provincën e Alessandria.

Shqiptarët kishin një skemë vjedhjeje dhe koordinoheshin me njëri tjetrin. Shoferi i dërgonte në zonën ku do të vidhnin dhe prisnin për objektivin. Shqiptarët grabisnin gjithmonë shtëpi të izoluara. Sipas mediave italiane, shqiptarët kishin grabitur 5 shtëpi dhe kishin arritur të merrnin bizhuteri me vlerë 20 mijë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit