Prishja e ‘vëllezërve’ Ilir-Sabian/ Kënaqet Monika e ‘bakllavasë dhe kadaifit’: Gjylja e madhe plasi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 12:45

“Iliri ka përfituar nga unë”, ishte kjo fraza që bëri bujë në rrjet, ndërsa solli prishjen e marrëdhënies midis dy ‘vëllezërve’, Ilir dhe Sabian. Pas deklaratës së Sabianit balerini nuk e uroi këngëtarin publikisht ditën e tij të lindjes.

Ndërkohë ka ardhur reagimi i Monika Lubonjës, ish-banores në BBV e cila shquhej nga Iliri si konkurrentja që luajti me një dorë në bakllava dhe një në kadaif. Gjatë ditës së sotme ajo ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilirit dhe Sabianit. Aktorja ka reaguar me anë të një videoje ku duket me qenin e saj, ku ironizon faktin që miqësia e tyre nuk i afrohej as asaj me qenin.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. “Gjylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër, veçse të qesh”, ka shkruar Lubonja poshtë videos së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit