Sot rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur një makinë në pronësi të policit shkodran, Sokol Kroni.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat sigurisë, një person me kapuç, afrohet pranë mjetit të efektivit, duke e djegur atë, dhe më pas largohet me shpejtësi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja lidhet me detyrën që ushtron Kroni, prej disa vitesh pjesë e policisë së Shkodrës. Policia ka marrë në pyetje efektivin e policisë, për të mësuar më shumë rreth ndonjë konflikti të mundshëm që Kroni ka pasur kohët e fundit, ndërsa hetimet për të zbardhur ngjarjen vijojnë.
Policia njofton:
Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.