Tentoi të futej me dhunë në Kryeministri, Aurel Latifi inspektor i Kontrollit të Taksave dhe koordinator i PS në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2022, 10:59

Ditën e djeshme në Tiranë, një i ri tentoi që të hyjë me forcë brenda ambienteve të Kryeministrisë. 32-vjeçari Aurel Latifi goditi kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të futej në ambientet e Kryeministrisë.

Pas incidentit, Latifi ra në prangat e policisë. Bëhet e ditur se Aurel Latifi është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë rojën dhe të tentojë të futet brenda në godinë, teksa Latifi ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen e djeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit