“Të përfaqësojë Kosovën, jo Shqipërinë”/ Alban Ramosaj shpërthen ndaj Agim Doçit: Racizëm,mos na ndani!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.05.2022, 00:31

Alban Ramosaj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë për deklaratën e tekstshkruesit të njohur të këngëve, Agim Doçit. Ky i fundit tha se nuk e ka votuar Albanin si fitues të festivalit, pasi ai është nga Kosova dhe duhet të përfaqësojë Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Ramosaj ka thënë se i vjen turp që cilësohet si një i huaj në Shqipëri, dhe se të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.

Reagimi i Alban Ramosaj:

“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.

Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend. Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu? Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju. Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje ‘Shqiptar nga Kosova

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit