Pamje si nëpër filma/ Dy burra me maska dhe AK vrasin në mes të ditës një person

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 18:23

Policia në Filadelfia, Amerikë është në kërkim të dy personave të armatosur që i zunë pritë një burri teksa po mbushte makinën e tij në një pikë karburanti në Mount Airy Avenue. Sipas policisë, të hënën, rreth orës 14:30, dy burra të veshur me rroba të zeza iu afruan një viktime mashkull, i cili po pomponte gaz në automjetin e tij në një pikë karburanti dhe e qëlluan me breshëri plumbash. Në njoftimin e policisë thuhet:

Autorët qëlluan me të shtëna të shumta në drejtim të viktimës, duke e goditur atë në të gjithë trupin. Viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Autorët përdornin një sedan Mazda 3 të kuq të vitit 2009 me targën e Nju Xhersit V62-PWX dhe u panë për herë të fundit duke ikur nga Perëndimi në Mount Airy Ave.

Një shpërblim prej 20,000 dollarësh po ofrohet për informacionin që çon në arrestimin e dy burrave që qëlluan ndaj burrit në karbutant. Sipas Policisë së Filadelfias, burrat, njëri i armatosur me një pistoletë dhe tjetri me një kallashnikov AK, qëlluan disa herë mbi burrin, duke e vrarë atë.

Burimi:patch Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit