Del përgjimi sekret/ Oligarku rus: Putini është shumë i sëmurë me kancer në gjak

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.05.2022, 13:18

Një oligark me lidhje të ngushta me Kremlinin është regjistruar në fshehtësi duke thënë se Vladimir Putin është "shumë i sëmurë me kancer në gjak". Identiteti i tij nuk zbulohet për sigurinë e tij personale.

“Vladimir Putin është "shumë i sëmurë me kancer në gjak", thuhet të ketë thënë një oligark me lidhje të ngushta me liderin rus.

Oligarku besohet se ka folur për shëndetin e rëndë të Putinit gjatë një bisede me një kapitalist perëndimor.

Së fundmi kanë qarkulluar shumë pretendime për shëndetin e rëndë të presidentit rus, të cilat janë përkeqësuar nga imazhet e Putinit i cili duket i brishtë duke përdorur një batanije gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Moskë këtë javë.

Publikisht Kremlini ka deklaruar se Putini është në formë dhe mirë, por masat e tij të rrepta paraprake gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar liderë të tjerë politikë kanë forcuar thashethemet.

Biznesmeni perëndimor nuk e ka treguar emrin e oligarkut, për ta mbrojtur atë, pasi e ka regjistruar bisedën pa lejen e tij, raporton New Lines Magazine.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit