Piloti grek masakroi gruan e tij, fansja misterioze marroset pas tij: E dua, është i ëmbël

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.05.2022, 00:46

Një grua misterioze është kthyer në admiruesen më tê madhe të pilotit grek Babis Anagnostopoulos i cili një vit më parë vrau gruan dhe qenin e tij dhe krijoi një histori filmash për të fshehur ngjarjen. Sipas mediave greke kjo grua e panjohur i dërgon pafund letra pilotit grek i cili është në burg madje kujdeset që kur ai të shkojë në seancat gjyqësore ajo të zërë vendin e parë në gjykatë për ta parë. Në media ajo ka deklaruar se ka një tërheqje të madhe ndaj tij dhe madje e ka falur dhe për krimin e tmerrshëm që ka bërë.

Për shkak se një vit më parë jam vënë në dijeni për këtë rast të madh të vrasjes, unë e kam marrë seriozisht këtë çështje. Unë jam një tifoze, një mbështetëse dhe fanse e tij. Për të qenë e qartë, nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri, vrasjen, por ajo që më bëri përshtypje te Babis është se ai është një personalitet i ëmbël. Luan rol pamja e tij, personaliteti i tij, gjithë prezantimi i tij.

Ajo “trondit’ me deklaratën e saj ku thotë se cila grua nuk do të ndjehej e tërhequr nga ai, jo vetëm ajo që është e pamartuar poor çdo grua tjetër do të dashurohej me të. Më tej ajo shtoi se i ka shkruar një letër 33-vjeçarit duke i dhënë kurajo dhe duke i treguar se ajo e mbështet atë dhe pret që ai të lirohet në shkallën e dytë të gjykimit.

I kam shkruar një letër, në një nivel thjesht njerëzor, nuk ka karakter erotik. I shkruaj se është për të ardhur keq që gjithçka ndodhi dhe se ai nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk kishte planifikuar të vriste Caroline. I them të ketë guxim, të qëndrojë i fortë në burg. Në lidhje me faljen e tij besoj se i bindi gjyqtarët. Do të jem sërish këtu të hënën kur të merret një vendim. Personalisht, unë në vetvete e kam falur. Kam frikë mos e dënojnë përjetë, maksimumi për mua do të ishte të rrinte 15 vjet dhe në shkallën e dytë të dilte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit