Sherret e dhunshme mes adoleshentëve, psikologët: Nuk duhen fajësuar, kanë nevojë për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2022, 21:49

Rastet e sherreve të dhunshme mes adoleshentëve sa vijnë e shtohen në shoqërinë tonë. Një fjalë goje, një shtyrje e një ndeshje e humbur janë vetëm disa nga arsyet se pse adoleshentët rrihen me njëri-tjetrin në shkollë, rrugë apo lagje. Sipas psikologëve dhuna mes adoleshentëve është kthyer në një fenomen shqetësues e të përsëritur. Sipas tyre në këtë fenomen shqetësues ndikojnë shembujt që përcjellin të rriturit, indiferenca ndaj çrregullimeve të sjelljes apo qëndrimi i të rinjve me orë të gjata në internet.

Psikologia Lorela Garuli duke folur për TCH thotë se adoleshentët nuk duhen fajësuar për agresivitetin që shfaqin pasi ata kanë nevojë për ndihmë emocionale nga prindërit, mësuesit dhe specialistët.

Jo vetëm që shohin në ekrane video agresive , të dhunshme por ka shkaqe edhe sepse në këtë moshë adoleshentët janë në një luftë me veten të kalimit nga fëmijë në të rritur si dhe modelet qe ata marrin. Shfaqja e agresivitetit te të rinjtë duhet të jetë shenjë për prindërit dhe mësuesit që të komunikojnë me fëmijët e tyre. Adoleshentët nuk duhen fajësuar, por ata kanë nevojë për ndihmë emocionale. është e nevojshme që jo vetëm ti kushtohet rëndësi që adoleshenti të ketë nota të mira por më shumë të ketë edukim të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit