Forbes rendit më të pasurit e vitit: Messi kalon Ronaldon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2022, 19:42

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në fushë, ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi është atleti më i paguar në botë gjatë 12 muajve të fundit, sipas Forbes. Superylli i Paris Saint-Germain ka fituar 130 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Messi raportohet se fiton 75 milionë dollarë në vit nga futbolli dhe 55 milionë dollarë nga marrëveshjet e sponsorizimit. LeBron James i Los Angeles Lakers (121.2 milionë dollarë) dhe Cristiano Ronaldo i Manchester United (115 milionë dollarë) janë të vetmit atletë të tjerë që fituan të paktën 100 milionë dollarë vitin e kaluar.

Atletët më të paguar sipas Forbes:

1. Lionel Messi, futboll (130 milionë dollarë)

2. LeBron James, Basketboll (121.2 milionë dollarë)

3. Cristiano Ronaldo, futboll (115 milionë dollarë)

4. Neymar, futboll (95 milionë dollarë)

5. Stephen Curry, Basketboll (92.8 milionë dollarë)

6. Kevin Durant, Basketboll (92.1 milionë dollarë)

7. Roger Federer, Tenis (90.7 milionë dollarë)

8. Saul "Canelo" Alvarez, Boks (90 milionë dollarë)

9. Tom Brady, futbolli amerikan (83.9 milionë dollarë)

10. Giannis Antetokounmpo, NBA (80.9 milionë dollarë)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit