Britania vendos: Të quash një burrë “tullac” është ngacmim seksual

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.05.2022, 19:03

Të quash një burrë 'tullac' është ngacmim seksual, ka vendosur një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi një punonjës u ankua se e quanin 'tullac’. Tony Finn kishte punuar për British Bung Company me bazë në West Yorkshire për gati 24 vjet kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar. Ai i çoi punëdhënësit në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se ai kishte qenë viktimë e ngacmimeve seksuale pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës Jamie King. Finn tha se gjatë një sherri që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si një 'tullac’.

Humbja e flokëve është shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë, kështu që përdorimi i saj për të përshkruar dikë është një formë diskriminimi e ngacmimi seksual, tha një gjykatës. Gjykata tha se Finn ishte më pak i mërzitur nga gjuha 'anglo saksone' sesa komenti për pamjen e tij.

Burimi: dailymail Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit