Presidenti i PSG-së bllokon Mbappenë: Qëndron në Paris

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2022, 17:54

Ndërsa në Madrid e llogarisin Kilian Mbappenë në formacionin e Ançelotit për sezonin e ardhshëm, në Paris janë të bindur se francezi do të vijojë të luajë për kampionët e Ligue 1 përtej këtij sezoni. Ka qenë vetë presidenti Naser Al Kelaifi, ai që ka lënë të kuptohet se PSGja ka mbyllur gjithçka me sulmuesin, i cili është bindur të qëndrojë në Francë.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja spanjolle “AS”. Sipas saj, presidenti i PSG-së, gjatë një takimi pune në Madrid u ka bërë të ditur kolegëve të tij se Mbape ka rinovuar me PSG-në. Kjo deklaratë e presidentit të PSG-së ka ardhur në të njëjtën ditë kur Mbape ka qenë në Madrid së bashku me Ashraf Hakimin të ftuar nga Serxho Ramos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit