Spanja e miraton/ Gratë do të marrin “leje menstruale” nga vendi i punës kur janë me ‘ato’!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2022, 16:54

Për shumicën e femrave, menstruacionet fillojnë ndërmjet moshave 12 dhe 13. Ju mund të keni menstruacione rreth 21 deri në 35 ditë. Menstruacionet mund të përdoren si shenjë shëndetësore vitale. Duke filluar nga kohëzgjatja deri dukja dhe ngjyrat që ju mund të shihni tregojnë diçka të rëndësishme për shëndetin tuaj. Mirëpo menstruacionet shkaktojnë dhimbje të cilat mund të pengojnë gratë të vazhdojnë rutinën e tyre në punë, shkollë apo kudo të jenë. Ndaj për këtë Spanja ka marrë një vendim të ri.

Mësohet se ky shtet do të bëhet vendi i parë perëndimor që lejon gratë të marrin disa ditë “leje menstruale” nga vendi i punës çdo muaj sipas legjislacionit të ri të propozuar që do të zbulohet javën e ardhshme. Qeveria spanjolle pritet të miratojë masën si pjesë e një projektligji më të gjerë për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e abortit, detajet e të cilit pritet të zbulohen të martën, sipas medias kombëtare.

Sipas The Hill ligji i propozuar do të japë tri ditë leje për gratë që vuajnë nga dhimbje të forta prej periodave. Në mbarë botën, leja menstruale aktualisht ofrohet vetëm në një numër të vogël vendesh, duke përfshirë Japoninë, Tajvanin, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Zambinë. Projektligji do të ulë gjithashtu TVSH-në për produktet e higjienës femërore në dyqane dhe do t’i bëjë produktet e periudhës të disponueshme falas në shkolla dhe qendra arsimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit