Gjendet një predhë e pashpërthyer pranë një shkolle në Elbasan!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2022, 15:46

Gjatë ditës së sotme në afërsi të një shkolle në Elbasan është konstatuar një predhë e pashpërthyer e cila ka futur në panik banorët aty pranë.

Predha është gjetur në fshatin Mengël, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë rrethuar zonën, duke vendosur një perimetër sigurie të gjerë.

Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes ka kërkuar mbështetje dhe marrjen e masave për evakuimin e materialit luftarak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit