Plagosën me thikë dy italianët që ishin me shoqet e tyre në park, identifikohen 5 të miturit shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.05.2022, 14:11

Policia italiane ka identifikuar 4 nga 5 personat të cilët në fillim të muajit plagosën me thika dy të rinj në Itali. Këta të fundit ishin me shoqet e tyre në park teksa grupi i shqiptarëve i ka provokuar. Mësohet se të 5 të rinjtë të moshës 15 deri 17 vjeçare janë me origjinë nga Shqipëria, teksa akuzohen se janë konfliktuar në zonën universitare të Bolonjas me dy të rinj italianë, të cilët më pas i kanë goditur me thika.

Sipas mediave italiane shqiptarët kanë rrezikuar jetën e të rinjve në Itali duke bërë që këta të fundit të përfundojnë në spital me plagë të rënda thike duke bërë që mjekët t’i mbajnë për ditë të tëra aty. Pritet që ata të qëndrojnë deri në fillim të qershorit për rikuperimin e plagëve. Pas ngjarjes, policia italiane ka identifikuar katër të rinj prej grupit të shqiptarëve dhe po punohet për të pestin. Të katërt ata janë arrestuar dhe kanë dalë para gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit