Pak orë më parë, mediat publikuan, se një avokat nga Korça do të ngrinte padi për dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald Veshaj, pasi kanë regjistruar një videoklip në muzeun e Korçës.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur pamjet, kur efektivët e policisë ndalojnë një nga vëllezërit, Romeon.
Mirëpo, shihet se ai është ndaluar vetëm për shkelje të rregullave në qarkullimin rrugor dhe është lënë i lirë, pasi mesa duket efektivët qenkan fansa të tij.
Kur është larguar ai i ka dhënë dorën policëve dhe ka hipur në makinë e tij luksoze.