“Çështja e gruas është e thellë…”/ Grida Duma flet për gratë, Ervin Salianji del nga Parlamenti

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.05.2022, 13:52

Grida Duma ka folur sot për fondet që duhet të shkojnë për mbrojtjen dhe çështjen e grave në Shqipëri. Ajo ka thënë se fondet duhet të shkojnë drejtpërdrejtë tek gratë dhe jo tek projektet.

Sapo filloi që Duma të fliste për çështjen e grave dhe barazinë që ato kanë në Shqipëri, Ervin Salianji, ka dalë menjëherë jashtë Parlamentit.

Kujtojmë se Duma dhe Salianji janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre.

Grida po thoshte:

Çështja e gruas është shumë më e thellë se sa thjesht çështje buxhetesh dhe parashikimesh në buxhet. Ajo që gjithë shqiptarët e pranojnë dhe ju e përdorni kur vini në pushtet është se të zëvëndësojmë një burrë të korruptuar me një grua se gruaja është më e denjë sepse nuk korruptohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit