Pyeti Perisicin për rinovimin, tifozët e Interit kërcënojnë me vdekje gazetarin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.05.2022, 13:47

kroati Ivan Perisiç ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Interit ndaj Juventusit, ku shënoi dy gola në suksesin zikaltër në finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-4 në stadiumin “Olimpico”. Pas ndeshjes, pasi u pyet nga gazetari i “Mediaset”, Marko Barzagi, i cili njihet edhe si tifoz i Interit për çështjen e rinovimit.

Në përgjigjen e tij, Perisic ishte i pakënaqur sesi klubi zikaltër po sillej për kontratën e re. Ky lajm bëri bujë mëngjesin e sotëm. Gzetari ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Twitter” duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje për pyetjen e tij.

Barzagi tha:

Kërcënime me vdekje dhe sëmundjet nga më të këqijat se pyeta Perisiç nëse ai do të rinovojë... rrjetet sociale gjithnjë e më toksike!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit