Kujt deputeti të PD ia ka premtuar Rama vilën 760.000€ në Gjir të Lalëzit?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.05.2022, 13:55

Prej disa ditësh në Kuvend është bërë temë diskutimi një vilë me vlerë 760.000€ në Gjirin e Lalëzit, e supozuar se Rama ia ka premtuar një deputeti të Rithemelimit krah Berishës.

Këto deklarata erdhën nga Gazment Barshi i cili akuzoi se njëri prej deputetëve të Berishës është blerë nga Rama duke folur edhe me emra. Ndër ta Bardhi përmendi: Flamur Nokën, Edmond Spahon, Tritan Shehun dhe Bujar Leskajn.

Shehu dhe Spaho kanë reaguar kundrejt akuzave dhe kjo gjë ka sjellë edhe përplasje mes demokratëve gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvend.

TË DHËNA PËR VILËN

Vila është nxjerrë në shitje dhe janë publikuar edhe pamjet nga ambientet tejet luksoze, që sipas Bardhit do i shijojë një deputet i PD. Me 10 dhoma, 7 dhoma gjumi, 4 tualete, mobilimi i vilës është i një tjetër stadi. Vila është e ndërtuar në 810 m2 tokë dhe ka një sipërfaqe prej 400 m2 ndërtim.

DETAJE MBI PRONËN:

Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara.

Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete.

Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte e organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar.

Kompleksi ju ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit. Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****.

Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit