Interi mposht Juventusin në finale, fiton Kupën e Italisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 23:43

Interi ka fituar sot Kupën e Italisë duke mposhtur 4-2 Juventusin në finale. Ndeshja shkoi me shtesë dhe në fund ata që buzëqeshën ishin djemtë e Inzagit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të Interit, ndërsa me fillimin e të dytës Juventusi përmbysi gjithçka për dy minuta.

Gjithsesi, Interi barazoi me penallti dhe ndeshja shkoi ne shtese. Serish penalltitë vijuan për Interin dhe zikaltërit çuan rezultatin në 2-4 duke bërë dhe ata përmbysjen e tyre. Perisic ishte heroi i Interit me dy gola. Zikaltërit fitojnë kështu Kupën e Italisë, ndërsa shpresojnë dhe te titulli, pasi janë dy pikë larg Milanit, në dy javë të mbetura kampionat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit