Do vijë në Tiranë, zgjidhet arbitri i finales Roma-Feynord

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2022, 22:12

UEFA ka përcaktuar sot se kush do jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën finale të Conference League midis Romës dhe Fejnordit, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 25 maj.

Rumuni, Istvan Kovaç është zgjedhur si arbitër kryesor i kësaj përballje, i asistuar nga bashkëkombësit e tij, Marineçu dhe Artene, ndërsa arbitër i katërt do të jetë zvicerani, Sharer. Ata që do të marrin vendimet nga dhoma e VAR është zgjedhur treshja gjermane, me Marko Fritz në krye, me Dingert dhe Dankert si asistentë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit