Zbulohet shifra e çmendur që përfitoi kompania e Raiolës nga shitja e Haland te City

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2022, 18:57

Erling Haland është mega transgerimi i Manchester Cityt në këtë merkato vete, e cila ende nuk është hapur ende. Gjithsesi, zyrtarizimi erdhi. Një transferim i bujshëm, padyshim, i cili nuk do të ishte arritur pa ndërmjetësimin e kompanisë që drejtohej nga Mino Raiola, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Mediat angleze kanë zbuluar se çdo hap i negociatave është ndjekur fillimisht nga Raiola dhe është finalizuar më pas nga avokatja e tij e besuar, Rafala Pimenta. Akordi për rrogën e lojtarit ishte siguruar prej kohësh, me një pagë prej 400 mijë paund në javë te skuadra angleze.

Gjithçka që mbetej të zgjidhej ishte pagesa e kartonit te Borusia Dortmund si dhe përqindjet që do të merrnin negociuesit e marrëveshjes, pra kompania e Raiolës. Kështu, në vend të 63 milionë paund që mendohej se do të paguante Manchester City për futbollistin, është mësuar se do të paguajë vetëm 51 milionë.

Megjithatë, klubi anglez do të paguajë rreth 34 milionë paund të tjera si bonuse për negociatorët. Babai i Haland pritet të përfitojë një shumë të majmë, por pjesa më e madhe i shkon pikërisht agjencisë të së ndjerit Raiola, e cila bëri kështu goditjen e madhe pak ditë pas ndarjes nga jeta të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit