Ndryshojnë rregullat e Champions League, zyrtarizohet formati i ri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2022, 17:39

Duke nisur nga sezoni 2024-2025, kompeticioni më i madh për klube në Europë, Champions League, do pësojë disa ndryshime drastike. Në këtë turne, nuk do marrin pjesë më 32 skuadra si zakonisht, por 36 të tilla.

Dy klube do shtohen nga kampionati portugez dhe francez, ndërsa dy skuadrat e tjera do vijnë nga numri i pikëve të grumbulluara.

Tjetër ndryshim që vlen të theksohet është rritja e numrit të sfidave në grup, ku nga 6 ndeshje që zhvillohen aktualisht, do jenë 8 ndeshje. Miratimi i përditësimeve u zyrtarizua ditën e sotme nga vetë UEFA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit