Nuk ka dyshime, Erling Haland kryen vizitat mjekësore me ekipin e ri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 21:59

Erling Haland do luajë te një ekip i ri sezonin e ardhshëm. Transferimi i sulmuesit norvegjez te Manchester City mund të quhet tashmë një çështje e mbyllur që pritet të zyrtarizohet vetëm në ditët në vijim. Sipas prestigjozes belge, “DH”, sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore me “Qytetarët” në Bruksel, në spitalin “Erasmus”.

Gjithashtu dhe klubi gjerman ka konfirmuar se të hënën nuk kishte stërvitje dhe sulmuesi po merrej me disa çështje personale. Më pas ai u kthye në Dortmund pasdite. Zgjedhja që këto vizita të kryheshin në Bruksel për të mos tërhequr vëmendjen e mediave ka dështuar. Haland do vihet shumë shpejt nën urdhërat e Pep Guardiolës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit