Barcelona dhe Manchester City përgatiten për shkëmbimin e vitit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 16:38

Merkatoja e verës pritet të jetë e "nxehtë" edhe pse nuk është hapur zyrtarisht. Një nga akset më të përfolur duket të jetë ai mes Bracelonës dhe Manchester Cityt, ku dy futbollistët që ndodhen në qendër të vëmendjes janë Bernardo Silva dhe De Jong.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, anglezët dhe katalanasit duket se kanë gjetur një mënyrë për të arritur te objektivat respektiv të merkatos duke përgatitur një shkëmbim mes De Jong dhe Bernardo Silvës.

Guardiola dhe Ksavi i kishin vendosur futbollistët në krye të listës së përforcimeve për mesfushën dhe tani mbetet për t’u parë nëse marrëveshja mes lojtarëve dhe klubeve për këto 2 transferime të bujshme do të konkretizohet me sukses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit