Ia kalon edhe Buffonit, portieri rinovon kontratën në moshën 46-vjeçare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 08:10

Mosha nuk ka rëndësi për disa lojtarë. Një futbollist bullgar do të jetë përsëri lojtari më i moshuar në aktivitet e futbollit europian. Portieri Georgi Petkov, ka firmosur rinovimin me skuadrën e Slavia Sofies në Bullgari.

Klubi ka bërë të ditur se gardiani i cili mbushi 46 vjeç në muajin mars, do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi edhe në sezonin e ri. Në gjurmët e tij duket edhe legjendari italian, Gianluigi Buffon i cili është 44-vjeç dhe ka ndërmend të vazhdojë ende të luajë futboll.

Petkov ka nisur karrierën mes profesionistëve në vitin e largët 1994, teksa vishte fanellën e klubit Bankia në Bullgari. Ai ka luajtur edhe 18 ndeshje me përfaqësuesen e Bullgarisë, me të cilën është grumbulluar nga viti 1998, deri në vitin 2018.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit