Edhe dy javë nga fundi, sprinti final i Milanit dhe Interit për titullin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.05.2022, 07:39

"Lufta" për titull në Serinë A vazhdon të jetë emocionuese. Milani ka fituar ndaj Veronës duke kapërcyer përsëri Interin dhe tashmë gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të sezonit. Milani ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Interit, por edhe një tjetër jo edhe aq të vogël të ndeshjeve direkte me zikaltërit sa i përket bilancit të këtij sezoni.

Kjo do të thotë se në teori, Milanit i lejohet edhe një gabim në ndeshjet e mbetura, më saktësisht një barazim. Kështu, edhe me 4 pikë në këto dy ndeshje, Milani mund të shpallet kampion, pasi nëse Interi i fiton të dyja dhe skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të triumfonin.

KALENDARI Java 37 Milan-Atalanta Kaljari-Inter

Java 38 Inter-Sampdoria Sasuolo-Milan

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit