Milani nuk fal, mposht Veronën dhe vazhdon kryesimin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 22:52

Milani nuk di të ndalet në luftën për titullin e Serisë A. Ekipi kuqezi ka marrë sonte një tjetër fitore shumë të rëndësishme në garën për kampionatin, teksa ka mundur Veronën me rezultatin 1-3 në transfertë.

Vendasit gjetën të parët avantazhin dhe rrezikuan seriozisht Milanit, por 2 gola nga kombinimi Leao-Tonali dhe më pas një supergol i Florenzit përmbysën gjithçka duke i dhuruar Milanit fitoren madhështore.

Kuqezinjtë ngjiten kështu përsëri në krye të renditjes me 2 pikë avantazh nga Interi dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Milanit i duhen vetëm 4 pikë në dy ndeshjet e mbetura për t'u shpallur kampion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit