Shfaqet Bekim Balaj, shënon dy gola me ekipin turk

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 17:26

Bekim Balaj i është rikthyer edhe njëherë formës së dikurshme, teksa ka arritur të shënojë dy gola për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor në kampionatin turk. Goli i parë mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte shqiptari tjetërm Odise Roshi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Balaj që realizoi me një goditje me kokë, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e mban larg zonës së ftohtë të rënies. Kështu Balaj shkon në kuotën e tre golave të shënuara me skuadrën turke duk konfirmua formën e mirë që po kalon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit