Nuk pranon dot dështimin, qeshja me ironi e Ronaldos bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2022, 08:46

Manchester United i ka thënë dje lamtumirë matematikisht mundësisë që të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm. Humbja turpëruese 4-0 ndaj Brighton ka bërë që “djajtë e kuq” të jenë zyrtarisht jashtë garës dhe tani duhet të mendojnë për Ligën e Europës. Një disfatë për klubin e sidomos për “Mr. Champions”, Kristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez, thuajse gjatë gjithë karrierës së tij ia kishte dalë që të siguronte pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për klube e mendonte se me Junajtid do ta kishte të sigurt gjithashtu. Kudo që kishte luajtur, Ronaldo kishte siguruar për 19 vite radhazi praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin pasardhës.

Për herë të fundit, ai nuk ia kishte dalë të siguronte Champions me një klub në sezonin 2002-2003, kur luante te Sporting Lisbona. Ronaldo nuk e kapërdin dot dështimin dhe buzëqeshja e portugezit me ironi pas golit të tretë të Brightonit ka bërë xhiron e rrjtit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit