Arsenali merr vendimin për të ardhmen e Artetës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2022, 16:01

Mikel Arteta ka vijuar bashkëpunimin me klubin e Arsenalit për të paktën edhe tre vite të tjera. Lajmin e ka publikuar vetë klubi i “Topçinjve” të Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku njoftojnë se trajneri spanjoll ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2025.

40-vjeçari iberik është në krye të skuadrës së Arsenalit që nga 22 dhjetori i vitit 2019, ku gjithsej ka koleksionuar nga 126 ndeshje, 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje. Përveç Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë edhe asistent i ekipit të parë të Mançester Sitit.

Aktualisht “Topçinjtë” në Premier Ligë renditen në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 63 pikëve, ku kanë ende dhe katër sfida deri në përfundimin e kampionatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit