Veliajt “i ngulet” edhe i katërti, autobusi jeshil ngec brenda rreth-rrotullimit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.05.2022, 22:08

Pa u bërë mirë një javë, autobusi i katërt jeshil është “ngulur” ditën e sotme pranë Qytetit Studenti. Ky është rasti i rradhës që autobusët që ofrojnë shërbim publik në Tiranë kanë probleme dhe përfundojnë aty ku nuk ta pret mendja. Nuk dihet ndërkaq se përse po ndodhin këto probleme në një kohë kaq të shkurtër.

Gjithashtu pikëpyetje ngrihen edhe për faktin nëse këto autobusë e kryejnë apo ko kontrollin teknik. Statistikisht është tepër e vështire që kaq shumë raste të ndodhin në vetëm pak ditë, duke vënë në pikëpyetje të mëdha sigurinë e qytetarëve të Tiranës që zgjedhin të udhëtojnë me këta autobusë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit