Van Dijk e pranon: Ndaj Realit do jetë një finale e çmendur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.05.2022, 14:38

Liverpooli mësoi dje rivalin në finalen e Champions League, teksa do sfidojë Realin e Madridit. Mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit anglez, Van Dijk ka folur për finalen me Realin në Champions League duke pranuar se do jetë një ndeshje e çmendur.

Holandezi tha:

Ishte një punë e vështirë për të mbërritur deri këtu, por mendoj se më e vështira do të jetë 90 apo 120-minutëshi i fundit në Paris. Më 28 maj do të jetë një çmenduri e vërtetë, një makth që duhet të tregojmë se kemi guximin ta përballojmë. Kjo, pasi Reali i Madridit sivjet ka përmbysur çdo situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit