Horror në Argjentinë, tifozi plagos me armë zjarri arbitrin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2022, 15:24

Një ngjarje horror është regjistruar në Argjentinë. Një gjyqtar futbolli, i quajtur, Oskar Antonio Perez, 48-vjeç, u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli në nivel amator në qytetin Jerba Buena, në provincën Tucuman.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur gjatë pushimit mes pjesëve ku pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Pas aktit ai është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit. Në një prononcim për “El Tucumano” kreu i komisariatit të San Joze, Hektor Falkon foli për ngjarjen e tmerrshme duke u shprehur: “Oskar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit