Skënder Brataj do të “gjurmojë vdekjen”, blen 200 MLN LEKË GPS për ambulancat që vonohen 40 minuta

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.04.2022, 14:35

Mbi 200 MLN LEKË është tenderi i fundit i hapur nga Urgjenca Kombëtare me drejtor Skënder Bratajn për blerje GPS për ambulancat që vonohen mbi 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje e për t’i dhënë ndihmën e parë qytetarëve në nevojë.

Tenderi përfshin 380 GPS monitorim për ambulancat e vendit ku një e tillë është përllogaritur me çmimin 20 mijë lekë të vjetra në muaj.

Shërbimi për 2 vite i është dhënë kompanisë së Nertil Lilos I.S.S shpk, i cili është shpallur fitues në tenderin e dyshimtë.

Në procedurë ka marrë pjesë edhe Vodafone si operator fiktiv për të improvizuar konkurrencën në garë, por që në fakt nuk ka praqitur asnjë dokument për tenderin duke nxjerrë automatikisht fitues Lilon, pronarin de facto të ELEKTROSEK.

KËSHILLË:

Para se z.Brataj të nisë me justifikimet se denoncimi nga ana e mediave i mënyrës se si i shpërdoron paratë e qytetarëve shqiptarë është diçka personale me figurën e tij, duke hequr vëmendjen nga ajo çfarë realisht ka rëndësi, që është shpëtimi i një jete, do ishte në dobi të qytetarëve që i paguajnë rrogën të fokusohej në përmirësimin e shërbimit të institucionit që ka në varësi dhe të kufizonte kohën që u dedikon romaneve në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit